Kumanova | Kumanova ne Fotografi | Fshatrat e KUMANOVËS

KUMANOVA

Foto Galleria

Kumanova in English

Qyteti i bukur, Kumanova qëndron si një yll i artë ne mes lumenjëve të Likovës dhe Kojnares në 340m mbi nivelin e detit në verilindje të Iliridës. Ky qytet krijon një atmosfer kënaqësie të pakufizuar duke  harmonizuar dashurin me bukurit naturore të saja. Është i rrethuar nga malet e Karadakut, Gardhishtes, dhe të Mangovicës.  Qyteti me sipërfaqe nga 1315km² në kordinatat gjeografike 42°05'Veri dhe 21°40'Lindje – është vetëm 40km larg nga kryeqyteti, Shkupi.

 

Është qyteti i tretë në vend me rreth 136 845 banorë të regjistruar; fshtrata përreth Kumanovës rrisin popullsin në 158 467 banorë. Kumanova është qytet multietnik. Gjuha Shqipe është gjuha ma e folur në qytet. Megjithatë, dy gjuhë zyrtare mbizotrojnë qytetin, gjuha Shqipe dhe ajo Maqedone(SlavoMaqedone). Nga popullsia e përgjithshme e saj  78.5% janë Shqiptarë,  0.4% Turq, 14.35% Sërb, 4.75% Slavo Maqedon, 1.4% janë Romë; dhe, 0.6% jane nga nacionlaitete të tjera si Egjiptijan, Boshnjak, Kroat, Muhamedan dhe të tjerë.

 

Ka klimë kontinentale dhe disa karakteristika të kilimës Mesdhetare. Verërat janë të ngrofta dhe ndonjëre shumë të thata. Stina e dimrit është i ftohtë me borë dhe akull si dhe me erëra të veriut që kontribojn në uljen e temperaturës. Gjatë vitit në qytet ndihen erëra me shpejtësi 11km/orë. Në viset malore rrallë vërrehen formacione të vogla të Vitellës ose Tornados.

 

Kumanova ka një posit gjeostrategjike mjaft të mire. Qyteti lidh ket Republik me pjesën pjesën veriore me atë jugore të Evropes si dhe me Azinë. Autobani jo vetëm që e modernizon qytetin por ajo e lidh atë me Kosovën Lindore. Aty gjindet edhe autobani qe është edhe rruga që e lidh atë me shtetin Bulgar. Kjo rrugë egziston nga koha antike.  Gjat luftës së dytë botërore kjo rrugë morri rrëndësin e vet sikurse gjatë kohës antike. Forcat ushtarake fashiste Bulgare përdornin këtë rrugë për udhëtim gjatë Luftës së Dytë Botrore.  

 

Kumanova është qytet i ri dhe modern i ndërtuar pas luftës së dytë botërore. Kumanova ka të zhvilluar industrin e metalit, materialit ndërtimor, duhanit, këpuctarinë, dhe shumica e popullsisë mirret me agronomi.  Aty gjinden hotele dhe restorane që mirpresin qytetarët dhe turistët. Kumanova ka kushte të mira të transportit. Ka stacionin hekurodhor, stacionin e autobusëve, si dhe automjete të tjera të cilat ofrojnë shërbim transport të panderprerë per qytetarët dhe visitorët.

 

Qyteti i Kumanovës ka një histori të gjatë e cila daton nga krijimi i kohës dhe jetës. Banorët e pare të këtij qyteti kanë qenë Ilirët. Ilirët nuk ishin banorë vetëm të këtij qyteti por ata popullonin mbarrë Gadishullin Ballkanik. Në këto vende flitej pothuajse e njejta gjuhë sikurse gjuha e sotshme Shqipe. Me rendësi është të përmendim se Pellasgët dhe Ilirianologjia konsiderohen si disciplina që studijojnë jo vetëm njeriun antik, por fillimin e krijimit të jetës dhe tokës. Ilirët lane pas arkifakte të cilat dëshmojnë dhe prezentojnë një civilizim inteligjent. 

 

Në kohën e Ilirisë, Kumanova gjindej në provincën Dardane. Dardania ishte njera ndër krahinat më të mëdha Ilire. Besohet se edhe fiset tjera Ilire siç janë fisi Peon dhe fisi Narop jetonin në Karadak dhe Kumanovë. Fisi Narop besohet të  jetë si nën fis Dardan. Arkifaktet provojnë se rrethi i Kumanovës ishte rreth me plot gjalleri jetë gjatë kohës antike.  Ilirët ndërtonin qytetet në vende të volitshme për jetes. Ilirët ndërtonin qytetet afër maleve, ose në udhëkryqe kryesore. Kumanova gjindet në rrugën e lashtë që në atë kohë  lidhte rrajonin e Panonisë me atë të Pontis. Në mitologji, Dardani ishte djali i Ilirit. Enkelei, Autarieusi, Maedusi, Taulanti, dhe Përhaebusi ishin djemt e Ilirit.

 

Në base të etimologjis, emri Kumanova është emër Ilir, dhe emër Shqip që përbëhet me kët kuptim “Ku” dhe “ma nova” ose “ma vendove.”    Ilirët përdornin emrin Kumanova të cilin emër më vonë Romakët e adaptojnë. Sipas një legjende që është trashiguar nga brezi në brez thuhet se Kumanova, Tetova, dhe Gostivari ishin pjes të Shkupit. Një mace kishte mundësi të udhëtonte nga Kumanova gjer në Gostivar duke shkuar nga një mur tek tjetri mur i shtëpive. Sipas mitologjisë besohet se në atë kohë është zhvilluar një luft e madhe sa që nga gjaku i madhë rrugët janë vërshuar dhe rruga është shëndruar në  lum gjaku. Ai lum gjaku  ka qenë aq i thellë sa që lopa është fundosur. Nuk mundet të konfirmohet kjo legjend e mitologjis Shqiptare, por historia ka regjistruar dy here humbjen totale të qytetit të Shkupit.

 

Në kohën Ilire qyteti ishte i njohur me emrin Zheglig, emër që rrjedh nga fjalët Zheg – nzehtësi dhe lig – i sëmur ose i keqë. Qyteti ndryshoi emrin edhe dy here. Në vitin 26 para erës sonë arritën Romakët të pushtojn ket rrajon. Vendi ishte i bukur me lumenj dhe me plot pemë dhe hije. Romakët e quajtën “ Umbra – Nova” që do të thotë vend i hijeve ose hije të reja. Disa nga Romakët e quanin “ Umeonovo” që do të thotë vend i ri me lagështi.  Qyteti ndërroi emrin edhe nji here. Në vitin 26 të erës sonë në ket rrajon u vendos një kontigjent ushtarak Romak. Në kohën Romake, ushtria nuk kishte të drejtë të hyn në qytetet e mëdhaja, dhe në ket rast ushtria Romake nuk hyri në Shkup. Oficerët Romakë e quajtën vendin  Cumaenova(Kumaenova). Shumica e tyre ishin nga qyteti Kampanja i cili u quheshte Cuamae. Ata e quajtën qytetin si Kampanja e re, Cumae- nova, nova- e re. Por më vonë Romakët e quanin si Cum-a-nova(Kum-a-nova). Kjo rrjedh nga fjalët Latine “ Cum ose Kum”   që në gjuhën Shqipe do të thotë kur ose që nga  ose sëbashku dhe ‘nova’ që do të thotë e re. Sipas shënimeve antike Romake, Kumanova ishte fshat i madh. Emri Kumanova shifet edhe në hartën apo atlasine vjetër Romakë Tabula Peutingeriana . Tabula Peutingeriana është e vetmja hartë ose atlas që tregonte rrjeting rrrugor ushtarak dhe imperial Romak, cursus publicus. Harta Tabula Peutingeriana ësht bërë nga një murg i quajtur Kolmar. Gjithashtu edhe historiani antik Romak, Gaius Sallustius Crispus i njohur si Sallust, (86-34 BC), përmend Cumaenova dhe ushtrin Romake të jet e përgjendruar në Cumaenova afër Skupit.

 

Populli Sllav tentuan të ndryshojnë kuptimin e emrit. Sllavo Maqedonët duke mohuar existimin shekullor të Shqiptarëve dhe Ilirëve në këto rajone shpifiën një hipotezë se gjoja emri Kumanovë rrjedh nga fisi Kuman që paska jetuar në dhe përreth Kumanovës. Disa Shqiptarë të “ndershëm” të paguar nga shteti përmbanin ket ide dhe tentuan ta bindin popullsin Shqiptare të Kumanovës duke e mohuar autohtonomin dhe aborigjinalitetin e popullit Shqiptar dhe Ilir të ket rajoni. Sllavët me të gjitha forcat e tyre mohojnë se Shqiptarët kan prejardhjen nga Iliriët dhe fabrikojnë ide që tentojnë të falsifikojnë historin e vërtet.

 

 

Fisi Kuman ishte fis Asiatik jo shum i dalluar nga fisi Peçeneg. Kumanët ishin fis nomadik me origjinë  nga kufiri i Kinës. Në shekullin e IX të erës sonë, Kumanët udhëtuan permes Siberis, në rrejonin e Volgës, ose pjesën perendimore të Kazahkstanit. Gjatë  udhëtimit, Kumanët bashkohen me fise të tjera por  akoma mbesin si fis kryesor-dominues . Duke e konsideruar jetën e tyre nomadike, këto vende konsiderohen si shtëpi të perkohshme. Në fillim ata ishin të njohur si  Polovtsians.Kështu quhejedhe fisi asiatik Kipchak .Në gjuhën Latine  ata njiheshin si Cumanicus ,ndersa vendi  ku  banonin quhej Cumania ose Kumania. Kumanët flitnin gjuhën e tyre nomadike që ishte e ngjajshme me atë Turke. Kjo është e konfirmuara nga fjalori Latin dhe Kuman që quhet Codex Cumanicus ose Kodeksi Kuman. Fisi Kuman ishte i vendosur në veri të detit të Zi përgjat lumit Volga.  Në shekullin XI të erës sonë, Fisi Kuman hyri në jug të Ukrahines së sotshme, Moldavia, Vallaçia dhe një pjes të Transilvanisë(Rumuni të sotshme) Shumë shpejt vendi Kuman,u zgjërua duke përfshire kështu  pjesën veriore të detit të Zi, dhe Detit Kaspik, gjer tek lumenjt Dniepri, Volga, Urali, dhe Irtish.Thëne më mirë , Kumania ishte vendi që përfshinte  Kazakhstanin , Ukrainën, Moldovën, dhe Rumaninë  esotshme.Ishte kjo Kumania e cila kufizohej me Bugarinë në shekullin e XI t.e.s. Në bazë të ngjyrës së lëkurës së tyre, Kumania ndahej në dy pjesë-, Kumania e Bardhë dhe Kumania e Zezë. Kumania e bardhë ishte Kumania perendimore dhe ajo e Zezë ishte Lindore. Fisi Kuman ishte aq i aftë të bashkohet me fiset të tjera, por kur vinte në pyetje statusi politik, ata e përdornin emrin Kuman, dhe emri i fiseve të tjera në konfiderat u humbej. Historiani persian Rashid al-Dinnë në librin e tij “ Historia e Mongolëve”  referon vendin Kumania të jet e sulmuar nga invasioni Mongol në vitin 1236 ose 1237.  Por Kumanët si popull janë zhdukur. Kumanët lan pas varre dhe arkifakte të tjera që gjinden në Hungari, Ukrain, Rumuni. Kumanët të zërr rob nga perandoria Byzante  dërgoheshin nëpër burgjet  famëkeqe të Maqedonisë. Me së shumti dërgoheshin në Tesalonik ose Selaniku i sotshëm. Sa i përket qytetit të Kumanovës së sotshme, këmba e fisit Kuman asnjëher nuk shkeli në të. Kumanova ishte në Dardani e jo në Maqedoni. Perandoria Byzante i dërgonte të burgosurit në rrugët më të shkurtura, por jo permes Kumanovës. Emri Kumanovë me fisin Kuman nuk ka asnjë lidhje, por është një tentim i  faslifikimit të historisë nga ana Sllavo Maqedone. Në Kumanovë dhe  as në rrethinë nuk ka gjurma ose arkifakte që dëshmojnë se i përkasin popullit Kuman. Emri Kumanovë është përdorur para se të paraqiten Kumanët në rekorded Latine dhe Bizante. Në Kumanovë nuk kan jetuar Kumanët. Emri Kumanovë nuk ka lidhje me Kumanët, por ka kuptim Latin. Por një gjë, historia nuk mundet të ndryshohet. 

 

Rajoni i Kumanovës ishte shumherë fushë lufte për shumë luftra. Populli Shqiptar në Kumanovë është  autokton dhe aborigjinal që u ballafaqua me luftra shekuj me rradhë. Perandoria Otomane Turke ishte për 550 vitesh në Kumanovë. Shqiptarët nga Kumanova me shekuj luftuan jo vetëm kundër perandorisë Otomane Turke por kundër çdo armiku. Sllavët në Kumanovë paraqiten më së shumti gjatë luftës së parë Balkanike dhe Luftës së dytë Balkanike. Jo vetëm me askerat Turk, por Shqiptarët luftuan me Sllav, Françez, Rus. Në fund Shqiptarët fituan, Françezët, Rusët dhe armiqtë e tjera shkuan në vendet e tyre duke lërë pas ushtarët e tyre të vdekur . Prezenca sllave në Kumanovë rritet me kapitulimin e Perandoris Otomane Turke. Arritja e 2 milion ushtar Rusë pastruan çdo send çka nuk ishte Sllav. Pothuajse 60% e popullsis Shqiptare ishte e vrare në vitin 1878 në Kumanovë. Në vitin 1912, Serbët dhe Sllavët pushkatuan dhe vran mbi 70% të popullsis Shqiptare të Kumanovës. Por Shqiptarët nuk u shuan.

 

Për një periudhë të shkurtër. Kumanovarët i ndërtuan shtëpitë e veta dhe vazhdudan jetën në Kumanovë. Për fat të keq lufta filloi përsëri. Lufta e dytë botërore i gjeti  Kumanovarët si çdo luftë tjetër.  Gjermania Naciste okupoi qytetin e Kumanovës. Filloi Lufta Nacional Çlirimtare. Shqiptarët nga Kumanova luftuan kundra fashizmit dhe disa ranë dëshmor. Duhet të veçohet se gjatë Luftës së dytë shumë  Shqiptarë ranë dëshmor për çlirimin e vendit. Njëri nga ta ishte Bajram Shabani që flijoj jetën e tij për  lirinë e qytetit. Gjithashtu nuk harrohet lufta Nacional Çlirimtare e udhëhequr nga heroi gjithkombëtar, Sulejman Asip Sulejmani i njohur si Sul Hotla. Lufta e Dytë Botërore mbaroi. Shqiptarët ishin ata që çliruan qytetin e Kumanovës. Por për një shtet të bashkuar ku të gjithë do të jenë të barabartë, komunistat Shqiptar lan Kosovën nën Jugosllavi.  

 

Për fat të keq, liria me komunistat Sllav ishte liri e rrejshme. Një force nga 35 000 partizan ose terrorista Sllav masakruan popullin Shqiptar në Kumanovë dhe rrethin. Gjatë viteve 1945 gjer 1950 më shumë se 40 000 Shqiptar të Kumanovës dhe rrethinës ishin të vrarë nga ushtria terroriste Sllave. Në Kumanovë dhe rrethin qeveria Jugosllave me atë të Republikës Socialiste të Maqedonisë sollën kolonialist Sllav. Sipas  burimeve Serbe dhe Bulgare, Kumanova nuk kishte Sllavo Maqedon para vitit 1945. Para Luftës së Dytë Botërote Kumanova ishte e pastërt me Shqiptar dhe një minoritet të vogël Turq dhe Sllav.  Sidoqoftë, Kumanova mbetet qytet Shqiptar edhe pas 50 vitesh okupimi, torturimi, vrasjeje, dhe masakrime.

 

Pas 50 vitesh, Kumanova, dhe rrethina gjen veten në sulm dhe luftë nga forcat e përbashkëta Sllave. Në vitin 2001, fshtrat Vaksinca, Sllupçani, Matejçi, Lopati, Hotla dhe fshatrat tjer përreth Kumanovës rezistuan agresionin Sllavo Maqedon dhe terroristave të tjerë. Forca Sllave e kompozuar nga Sllavo Maqedonët. Serbët, Rusët, Ukrainasit, Bulgarët, dhe terrorista të tjerë Sllavë sulmuan fshatrat Shqiptare pa mëshir. Fshatrat dhe fshatarët Shqiptar organizuan vetëmbrojtje dhe mbrojtjen e shtëpive të veta. Për një vit sa zgjati lufta, bombardimet nuk u  ndërprenë.Askush nga armiqte nuk mundi të vendos këmben ne këto territore. Terroristat Sllav pësuan dëme të mëdha në njerëz dhe maqineri, ndërsa fshatarët  dëme materjale. Shumë  shtëpi u dogjën e pësuan dëme gjate bombardimeve. Ata që ranë dëshmor duke mbrojtur fshatrat Shqiptare asnjëherë nuk do të harrohen. Lëvdi ju qoftë dëshmorëve të kombit.

 

Pas kësaj lufte të hutuar për një vit, paqja u nënshkrua në Ohër. Shpresojmë se lufta ju dha një shembull Sllavëve se e vetmja paqja dhe dialogu jenë opcione të vetme për  zgjidhjen e çdo problemi. Si çdo here edhe kësaj rradhe fshatarët e dëmtuar ndërtuan ,meremetuan shtëpit e tyre. Askush nuk   ndihmoi dhe askush nuk kërkoj falje për dëmet e shkaktuara. Sidoqoftë, Shqiptarët e Kumanovës dhe ata të Karadakut edhe një here dëshmuan se Kumanova ka qenë, është, dhe do të  mbetet Shqiptare.

 

Sot, Kumanova është një qytet i bukur e modern ku mbi te gjithë  mbizotëron paqa, liria, dhe harmonia në mes popujve. Forcat shtetrore të sigurisë janë multietnike dhe të forta. Krimi është në rrënie. Është një kënaqësi e madhe ta vizitosh  qytetin . Shqiptarët, Maqedonët, Turqit, Serbët dhe të tjerët  ju presin krahëhapur . Pra mos  hezitoni ,planifikoni, dhe vizitoni  qytetin …….Nuk do te zhgenjeheni. Te gjithë ju mirepresin.

 

Author:

S.K. Shkupjani

Q.K Shkupjanja

Janar 5, 2009

Kumanova
kumanovatabulapentenguina1.jpg

kumanovatabulapentenguina.jpg